Përmes një statusi publik, Aliu e cilësoi ndeshjen si një spektakël sportiv të mbushur me emocione dhe lojë cilësore, duke theksuar se suksesi i Fer Volleyt i shton Ferizajt edhe një tjetër trofe kampioni.
“Kjo fitore është krenari për qytetin dhe dëshmi e nivelit të lartë të sportit në Ferizaj”, ka shkruar Aliu, duke falënderuar të dy ekipet për paraqitjen brilante dhe promovimin e sukseseve sportive të qytetit.
Ai gjithashtu uroi drejtuesit e klubit dhe volejbollistet e Fer Volleyt për triumfin dhe fitimin e Kupës së Kampionit të Kosovës.