
Kryetari Svarqa tha se megjithqë më herët gjatë ditës nuk kishte mundër të jetë i pranishëm në vendin e ngjarjes, gjatë gjithë kohës kishte inkurajuar zjarrfikësit për të dhënë maksimumin në këtë rast. Ai falënderoi angazhimin e zjarrfikësve dhe nga komunat përreth, megjithëse për shkak të materialeve të ndezshme që gjendeshin në fabrikë, pak gjë mundi të shpëtohet.
Edhe Ministri Abrashi u shpreh në këtë frymë, duke shfaqur keqardhjen për dëmin që iu shkaktua jo vetëm pronarëve, por edhe 200 punëtorëve dhe familjeve të tyre.
U bë e ditur se në fabrikën e këpucëve “Geris” ishin investuar rreth 2 milionë euro, ndërkohë që po bëheshin gati edhe investime të reja.
Me t’u kthuer nga Kosharja, ku qëndruan për homazhe në përvjetorin e betejës së lavdishme të betejës që mban emrin e këtij vendi në kufirin me Shqipërinë, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi dhe zyrtarë të lartë të Komunës së Ferizajt, vizituan fabrikën e këpucëve “Geris” afër Prelezit, e cila u dogj tërësisht sot në mëngjes nga zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.