Ai vizitën e tij, këtë të premte në Ferizaj , e ka vlerësuar si emergjente dhe njohëse, ndërsa ka premtuar investime në disa projekte infrastrukturore. Abazi është shprehur i impresionuar, me investimet e komunës në renovimin e objektit të Qendrën së Kulturës, duke thënë se tani e tutje kjo do të ofroj kushte të mira për shumë aktivitete kulturore.Sa I përket investimeve në infrastrukturë, zv/ ministri Abazi, ka premtuar investime në rielektrifikimin e palestrës së sportit "Bill Kllinton"
" Nga ajo që pashë, duhet të beht investim i menjëhershën në rielektrifikimin e palestrës së sportit, ngase shihet që rrjeti ekzistues është amortizuar tejmase " ka thënë Abazi.
Ndërsa sa I përket përkrahjës ai një të tillë e ka pasur edhe për teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj. Zv. Ministri Abazi ka thënë se kjo ministri planifikon që vitin e ardhshëm të bëjë legalizimin e vendeve të punës për punëtorët e teatrit dhe që këta të futen në sistemin e rregulltë të buxhetit."Mendojmë se këtë do ta bëjmë gjatë vitit të ardhshëm, sikurse që e kemi bërë sivjet me anëtarët e asambleve kombëtare " theksoi Abazi.
Ai po ashtu një përkrahje nga ministria e Kulturës do ti ofrojë në vendosjen e klimatizimit në Bibliotekën e Qytetit "Sadik Tafarshiku".
Ndërsa drejtori i drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport i Ferizajt, Naim Ferati, është shprehur i bindur se qeveria duhet të përkrah këta sektor rëndësishmë të shoqërisë." U pa qartë se e kemi përkrahjen e qeverisë.Do të fillohet sivjet me investimet në palestren e sportit, ndërsa për vitin tjetër do të ketë edhe disa projekte" tha Ferati.
Pas këtyre vizitave, Abazi ka takuar edhe komunitetin e artistëve dhe sportistëve ferizajas, duke u thënë atyre se do ta kenë përkrahjen e tij dhe ministrisë. Abazi ka folur për shpërndarjen proprcionale të investimeve në këto sektor, ndërsa ka thënë se gjatë këtij mandati qeverisës do të angazhohet që në Ferizajt të realizohet një projekt i ndërtimit të një qendre të madhe sportive."Ju e dini se gjithnjë kam qenë përkrahës i sportit.Edhe si deputet më herë, kam kërkuar që Ferizaj të njihet si qytet i sportit, e të themelohet edhe një fakultet i edukatës fizike ngase këtë ferizajasi e meritojnë.Shumë vite komuna e Ferizajt është lënë pasdore, por tashti gjërat do të ndryshojnë dhe do ta ndieni dorën e qeverisë" u ka thënë Abazi, sportistëve dhe njerëzve të kulturës.
Ndryshe, kjo ishte vizita e parë zyrtare e zv/ministrit Hajdin Abazi, prej që ky e ka marr postin e njeriut të dytë të kësaj ministrie.
Zëvendësministri i Kulturës , Hajdin Abazi gjatë vizitës së tij në Ferizaj ka premtuar se do të përkrahë kulturën, rininë dhe sportin në qytetin e tij Ferizajn.