Shtabi Emergjent dhe ekipi profesional i krijuar rishtaz për përballimin e pandemisë së virusit Corona, përmes Komunës së Ferizajt, A P E L O N tek të gjithë qytetarët ferizajas e të tjerë, të ardhur nga shtetet europiane e të tjera në Ferizaj me theks të veçantë të ardhurit nga Italia, Zvicra, Gjermania, Anglia, Franca dhe vendet e tjera nga datat 1 Mars e deri më tani, të VETIZOLOHEN për së paku 14 ditë si dhe të ndalojnë krejtësisht vizitat familjare tek njëri-tjetri, që të pamundësohet shpërndarja e këtij virusi.
Njëkohësisht, edhe ekipeve profesionale mjekësore që vizitojnë këto familje, këta qytetarë, i kërkohet të urdhërojnë vetizolimin e këtyre rasteve sipas masave mbrojtëse kundër COVID-19.