Për të tretin vit me radhë, edhe sivjet po vazhdojmë me mbështetjen e të gjithë studentëve aplikues për bursën komunale. Deri më tani për vetëm 4 vitet e fundit, me bursë komunale kemi mbështetur studentët në vlerë financiare totale rreth 1 milionë euro dëshmi kjo e qasjes sonë për t’iu gjendur në mbështetje studentëve në rrugëtimin e tyre të përgatitjes profesionale e për të lehtësuar buxhetin familjar të familjeve të tyre.