Shtëpitë e reja ende nuk janë bërë të gatshme për banim por pritet që së shpejti të rregullohen. Në inspektimin e bërë nëpër këto shtëpi sot drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Burim Karameta tha se buxheti i këtij viti ka qenë vetëm 86 mijë euro që konsiderohet i pamjaftueshëm krahasuar me nevojat, por kjo linjë buxhetore do të jetë më e pasur gjatë vitit të ardhshëm që do të mundësojë ndërtimin e më shumë shtëpive.
Ndërkaq familjet përfituese u shprehën të gëzuar për shtëpitë e reja. Treguan se kanë jetuar nëpër shtëpi të vjetra ose të huaja, ndërsa këtë dimër thanë do t’a kenë më të lehtë e më të ngrohtë në shtëpitë e reja.
“Kemi jetu me një dhomë së bashku me familjen time 7 anëtarshe dhe kushtet i kemi pasur tepër të këqija, çka rake jashtë ka ra mrena”, është shprehur Kumrije Jakaj, përfituese e shtëpisë.
E përfaqësues nga kompania ndërtimore “Euro-betoni” që ka fituar tenderin për ndërtim të këtyre shtëpive premton se brenda 10 ditëve familjet do të vendoset në shtëpitë e reja.
Për ndërtimin e këtyre 6 shtëpive ka kontribuar edhe një mërgimtar ferizajas nga Suedia Avdyl Avdyli i cili ka dhënë 7 mijë euro.
Qeveria e Ferizajt këto ditë ka bërë me shtëpi të reja 6 familje skamnore 2 nga të cilat janë për familjet nga komuniteti ashkanli.