50 vjet mirëqenie për qindra familje ferizajase!
50 vjet përpjekje!
50 vjet suksese!
Ky është rrëfimi suksesplotë i kompanisë ferizajase “Cadi Cleaning” që tashmë paraqet brend të rëndësisë ndërkombëtare e ku sonte në mesin e qindra të ftuarve nga sfera të ndryshme të shoqërisë, kjo kompani shënoi 50 vjetorin e themelimit.
Ferizaj i tillë është, i zhvilluar e gjithnjë përpara, me bizneset e shumta e të fuqishme, me punën e palodhshme e të jashtëzakonshme të ndërmarrësve ferizajas që qytetit tonë i japin me të drejtë emërtimin – Kryeqendër e ekonomisë.
Urime 50 vjetori “Cadi Cleaning”!
Gjithnjë në mbështetje të bizneseve ferizajase!