Në këtë konkurs të shpallur nga po komuna, kanë aplikuar 36 persona,për të cilët tashmë është bërë edhe parakualifikimi. Mustafë Grainca ,drejtor për ekonomi dhe financa në Ferizaj ,në këtë rast ,kryetar i komisionit për dhënie në shfrytëzim të ngastrave komunale tha se kanë përmbyllyr procesin e parakualifikimit të ofertave investive për zonat e caktuara.”Procesi i përzgjedhjes për ata që kanë pasur oferta më serioze tanimë ka përfunduar,,megjithatë Kuvendi do të jetë ai, i cili do të marrë vendimin përfundimtar”,tha Grainca.
Sipas kreut të komisionit për ndarjen e tokave ,zëvendësimi i djerrinave me tokë ndërtimore,do t’i ndihmojë qytetarëve të Ferizajt edhe me krijim të vendeve të reja të punës.” Sipas plan-bizneseve të ofruara nga aplikuesit , vlera investive brenda një viti do të arrijë në 3.4 milionë euro ,për t’u shoqëruar me 300 të punësuar”,shtoi Grainca.
E ,për të marrë dritën jeshile nga Asambleja komunale , konkurrentët duhet të plotësojnë edhe disa kritere. Sipas zyrtarëve kriteret bazë janë :vlera investive në atë pronë si dhe numri i punëtorëve që ajo do të angazhojë për ndonjë afarim.
Ndërkohë,Grainca shprehet se komisioni vlerësues i përbërë nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvend dhe nga dy zyrtarë të ekzekutivit ka punuar në mënyrë transparente.”Komisioni ka qenë i përbërë nga të gjitha subjektet politike,ndërkohë që çdo kërkesë për shfrytëzim të pronës komunale ka qenë në duar të të gjitha partive.Jemi munduar që të jemi sa më të drejtë në përzgjedhjen e aplikuesve”,është shprehur kryetari i këtij komisioni,Mustafë Grainca.
Në anën tjetër,Kenan Gashi,përfaqësues i shoqërisë civile,përkatësisht rrjetit të OJQ-ve “Avonet” në Ferizaj ,thotë se në bazë të monitorimeve në tërë këtë proces ,nuk kanë parë ndonjë parregullësi.”Ne vlerësojmë se është një mënyrë e mirë e ndarjes së parcelave e menaxhuar nga Komuna e Ferizajt. "Ne si OJQ në vazhdimësi e përcjellim punën e qeverisë lokale, por deri më tani në zyret e organizatës nuk kemi pasur rast të kemi ndonjë ankesë nga ndonjë qytetar apo ndërmarrje. Poashtu konsiderojmë se kjo ofertë qytetarëve u jep një mundësi te mire për të shfrytëzuar tokën bujqësore ,e cila me vite ka qenë djerrinë”,ka thënë Gashi.
Njëherësh ,autoritetet e Asamblesë komunale bënë të ditur se me vendim të kësaj të fundit, janë nxjerrë 150 hektarë tokë komunale, për të krijuar kështu zona ekonomike. Në kuadër të këtij vendimi janë ndarë 33 hektarë në pika të ndryshme të territorit të Ferizajt për shfrytëzim 10 vjeçar.
Komuna e Ferizajt ka përmbyllur procesin e marrjes në shfrytëzim të përkohshëm të pronave të komunës së Ferizajt nga personat fizikë .