Paraditen e sotme, Drejtoria e Bujqësisë shpërndau sistemin e ujitjes përbërë nga tubat, pompa zhytëse dhe pompa profesionale, për 29 bujq ferizajas.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami tha se kjo mbështetje për bujqit, paraqet një ndihmesë të pazëvendësueshme ngaqë si e tillë ndikon në zhvillimin e aktivitetit bujqësor.