Gjaku i Dëshmorëve, sakrifica sublime e luftëtarëve të lirisë, me emblemën e lirisë – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, janë themelet e lirisë dhe Kosovës Republikë.
Kujtojmë sot në përvjetorin e 26-të – Epopenë e Jezercit nga ku rrodhi gjaku i dëshmorëve, luftëtarëve të lirisë, për ta shkruar lavdiplote – kronikën tonë të historisë e të lirisë.
Në nderim të sakrificës sublime të Dëshmorëve të Kombit, në këtë datë përkujtimi e të lavdisë, bëmë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj dhe me Akademi Përkujtimore, sot e sa të jetë jeta, kujtojmë e ndjekim, gjurmët e frymëzimin që na lanë pas, ndër breza, dëshmorët e martirët.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!