24 vite më parë, lufta jonë çlirimtare e djemve dhe vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mori kthesë vendimtare e përfundimtare, me bombardimet e NATO-së mbi caqet ushtarake-policore serbe në Kosovë, duke shpëtuar dhe mbrojtur qenien tonë kombëtare, nga fashizmi serb që po kryente gjenocid, krimet më të llahtarshme ndaj popullatës civile e spastrim etnik.
Përjetë mirënjohës e falënderues Aleancës Veri-Atlantike – NATO, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet mike të Kosovës!
Liria e pavarësia e Kosovës, erdhi me gjak dëshmorësh e martirësh, me pushkën e çlirimtarëve, me mbështetjen e pakursyer të aleantëve ndërkombëtarë e për të cilat populli i Kosovës, është falënderues, sa të jetë jeta.