
– se vuajtjeve të pafund të popullit të pambrojtur kosovar, po u vinte fundi;
– se bota përparimtare nuk do të lejonte më zbatimin e politikave vrastare ndaj popujve;
– se po fillonte një erë e re edhe për NATO-n, pas hezitimeve disavjeçare për të ndërhyrë drejtpërdrejt në konflikte;
– se për shqiptarët e Kosovës po afrohej dita e lirisë, e pritur me shekuj;
– se po shpërblehej orientimi pro-perëndimor i shumicës së kosovarëve etj.
Ndërhyrja e Aleancës Veriatlantike për t’i dhënë fund dhunës e terrorin ndaj popullatës shqiptare të Kosovës, në perceptimin e shumicës së kosovarëve, është një mrekulli, e cila ndodh shumë rrallë. Kjo ndërhyrje i ka dhënë popullit të Kosovës një shans historik për ta fituar lirinë, për ndërtimin e jetës pa dhunë e pa shtypje nga të tjerët. I ka dhënë shansin për ndërtimin e jetës së re, në kushte krejtësisht të të tjera, nga ato që e kishin shoqëruar këtë popull me dekada.
Ndërhyrja e NATO-s më 1999, ka hapur një kapitull të ri në historinë më të re të Kosovës në shumë kuptime dhe në shumë drejtime. E ka forcuar orientimin europerëndimor të popullit shqiptar, për të përqafuar mënyrën perëndimore të jetesës, të punës e të mendësisë. Vlerat perëndimore, siç janë të drejtat e njeriut, shteti ligjor, ekonomia e tregut etj., janë vënë në themel të shtetndërtimit tonë, edhe pse këto vlera ende nuk janë kultivuar në masën që duhet. Sidoqoftë, shoqëria kosovare po ec hap pas hapi drejt ndërtimit të demokracisë dhe vlerave qytetëruese.
Prandaj, ne gjithmonë do t’i jemi mirënjohës Aleancës Veriatlantike për këtë perspektivën që na ka hapur më 1999. Besojmë se vendimi që ka marrë kjo aleancë para 16 vitesh për ne, do të trajtohet në historinë botërore si një nga vendimet më fisnike e më të drejta.
Faleminerit NATO! Jemi përjetësisht mirënjohës.
Komuna e Ferizajt
17 vjet më parë, mbrëmjen e 24 marsit 1999, bubullimat e bombave të NATO-s, nisën një epokë të re në jetën e popullit të Kosovës, por edhe për gjithë rajonin. Një shpresë e madhe lindi në zemrat e kosovarëve të vuajtur e të përndjekur deri në shfarosje nga një regjim vrasës e mizor.