Mbështetje për tejkalimin e situatës me pademinë e virusit COVID-19 në Ferizaj, po japin edhe rrobaqepësit, duke dhuruar maska e materiale mbrojtëse për punonjësit e institucioneve të shtetit. Kështu, edhe rrobaqepësi Leotrim Islami, dhuroi 180 maska donacion për Komunën e Ferizajt, pranimin e së cilave e bëri Albion Sherifi – zyrtar për marrëdhënie me publikun në Komunën e Ferizajt.
Komuna e Ferizajt shpreh falënderimin për të gjithë donatorët e deritanishëm që me vullnetin e tyre për të ndihmuar, donacionet po e bëjnë më të lehtë menaxhimin e kësaj situate.