Drejtoria Komunale e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka shpërndarë dru zjarri për 17 familje nga Komuna e Ferizajt, në periudhën emergjente që ka mbretëruar në vendin tonë.
Sipas drejtorit të kësaj Drejtorie Safit Halilit drutë janë shpërndarë duke parë nevojat e qytetarëve që kanë pasur gjatë asaj kohe që ka mbajtur mot shumë i vështirë në gjithë vendin tonë. “Janë shpërnda dru për 17 familje që faktikisht janë ndihmuar me nga 2 metra kub dru për zjarr, nga sektori i pylltarisë”, ka thënë Halili.
Drejtoria Komunale e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka shpërndarë dru zjarri për 17 familje nga Komuna e Ferizajt, në periudhën emergjente që ka mbretëruar në vendin tonë.