Sipas njoftimeve të IKSHPK-së, nga mostrat e marra, Ferizajt i shtohen edhe 16 raste të reja, 11 në fshatin Balaj dhe 5 në qytet. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti.
Bashkëqytetarë, respektoni distancën fizike e rregullat e sjelljes e mbrojtjes gjatë pandemisë. Është e domosdoshme disiplina në zbatim të këtyre masave, në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Shërim të shpejt të infektuarve