150 vjet të Ferizajt, janë vite edhe të historisë së sportit ferizajas. Në këtë mes, me kontributin e tij të jashtëzakonshëm në futbollin ferizajas, la gjurmët e pashlyeshme edhe personaliteti emrin e të cilit me krenari mban Stadiumi i Qytetit dhe identifikohet futbolli ferizajas. Me këtë vlerësim, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”, pas vdekjes për ISMET SHABANI Për kontribut të jashtëzakonshëm në përfaqësimin dhe ngritjen e sportit ferizajas.