136 vite më parë në Korçë u hap e para Mësonjëtore shqipe. Shekujt e robërisë, nuk ndalën përpjekjen, sakrificat e panumërta për dijen, për gjuhën amtare, për shkollën shqipe. Sot, nga më të ndriturit profesione, mësuesit, mësimdhënësit kanë festën e tyre, shkolla shqipe ka festën e saj.Të gjithë punonjësve të arsimit, falënderim të përzemërt për dijen që rritën ndër breza.
Urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit, 136 vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe!