
Ndërsa pas fjalës së kreut të komunës, u hap debati për këtë pikë, ku këshilltarët komunalë, në këtë rast të opozitës kanë dhënë disa vërejtje të vogla rreth ecurisë financiare janar –korrik, përderisa asamblistë nga pozita kanë vlerësuar lart realizimin e planit buxhetor për këtë periudhë kohore.
Dhe në fund të diskutimit të ecurisë financiare të komunës 1 janar -31 korrik 2010 kryetari i komunës së Ferizajt Bajrush Xhemaili ka mbyllur këtë pikë duke u dhënë përgjigje asamblistëve komunalë, në pyetjet që kishin bërë.
Në fund të mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të Ferizajt me shumicë votash janë miratuar edhe 3 propozim-vendime për ndërrimin e destinimit nga toka bujqësore në atë ndërtimore. Ndërsa, asamblistët në parim u pajtuan edhe për aprovimin e Planit Lokal të Veprimit të Personave me Aftësi të Kufizuara. Por ky plan mbi bazën e mundësive buxhetore nuk do të aprovohen për vitin 2010-2011 por për vitin 2011-2012
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili duke paraqitur para asamblistëve këtë raport, ka thënë se në këtë përmbyllje të muajit korrik 2010 organizata buxhetore e komunës ka inkasuar mjete prej 2.04 % më shumë mjete krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009, gjë që tregon për një punë serioze të komunës.