z.Bajrush Xhemaili theksoi se ne këtë iniciativë e kemi filluar para disa muajve në Shkodër kur kemi qenë më herët ku jemi takuar për herë të parë me përfaqësues të ‘’Focus Europës”,dhe kemi shikuar se si Shkodra ka filluar bashkëpunimin, kemi menduar se është mirë edhe për komuna tona, dhe mendoj se është një rëndësi e madhe për faktin se k’ta kanë një provoj në lotimin për marrjen e projekteve që kanë komunat e shteteve të ndryshme, ne gjithashtu jemi shumë të interesuar edhe për ngritjen e kapacitetit të stafit në komunat tona në disa drejtime por ne jemi fokusuar si tri komuna në formë të përbashkët për partneritetin publiko-privat se si të aplikohet, por edhe të aplikimit të projekteve në komisionin evropian.
Mundësitë për të thithur investime nga jashtë për të rregulluar infrastrukturën, për të realizuar projekte në kulturë rini e sidomos për të zhvillu bizneset e vogla e të mesme, tash e tutje do të jenë më të mundshme e më të afërta përmes “Focus Europës”, theksoi Bajrush Xhemaili Kryetar i Komunës së Ferizajt.
“Dobitë janë të shumta vetëm lipsen ide për t’i shfrytëzuar ato. Ne u ndihmojmë me përvojën tonë që t’i mbështesim procesin e zhvillimit të dialogut në mes institucioneve të juaja dhe atyre evropiane. Ndihmojmë në organizimin e trajnimeve, për hartimin e promovimin e projekteve për të konkurruar, pastaj në projektet e shumta evropiane që mund t’i realizoni dhje të investoni në vendin e tuaj theksoi Theksoi presidenti i asociacionit ,,Focus Europa’’, Graziano Milia.
Edhe e kryetari i Vitisë Nexhmedin Arifi dhe ai i Shtimes Naim Isamili, shprehen optimistë që u anëtarësuan në “Focus Europa” që bëhet një hap mbase të vogël drejt integrimeve evropiane, por i cili hap qel shumë dyer e rrugë për të bërë pastaj edhe vepra edhe më të madha drejt integrimit në BE. “Nëse Shkodra ka krijuar tashmë përvojë nga ky anëtarësim e ka realizua projekte konkrete, shpresojmë se edhe ne pas qytetit të lashtë do të arrijmë të korrim frytet e anëtarësimit” na thanë një zëri të tre kryetarët me shpresë se ditë edhe më të mira do të vijnë për ne në përgjithësi.
Për fund kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, si nikoqir i takimit, udhëheqësve të “Focus Europës” u ndau nga një mirënjohje të veçantë për kontributin e tyre konkret në anëtarësimin e komunave në këtë Shoqatë Evropiane.
Mundësitë për të thithur investime nga jashtë për të rregulluar infrastrukturën, për të realizuar projekte në kulturë rini e sidomos për të zhvillu bizneset e vogla e të mesme, tash e tutje do të jenë më të mundshme e më të afërta përmes “Focus Europës”, theksoi Bajrush Xhemaili