
Është bërë e ditur se me miratimin e planit për zonën e 8 të qytetit do të përcaktohen të gjitha kushtet e ndërtimit.”Ajo çka është e rëndësishme nga ky plan është që do të thotë se përcakton të gjitha kushtet e ndërtimit, vijat e rregullimit, rregullimin e lokacioneve dhe është mjaft e rëndësishme që ky plan tash e tutje i kufizon zhvillimet e reja, do të thotë kontrollon për zhvillime të reja”, tha Vata.
Drejtoresha e Drejtorisë së Urbanizmit, Pronës dhe Kadastrit Qazime Vata, ka theksuar faktin se tashmë janë në proces të punëve të tjera që parashihen të bëhen në të mirë të qytetit të Ferizajt.
Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt është miratuar planin rregullues për zonën e 8 të qytetit, e cila përfshin hapësirën 253 hektarë sipërfaqe, që shtrihet ndërmjet rrugëve , "Vëllëzërit Gërvalla", "Rexhep Bislimi" dhe magjistralja për Prishtinë.