
Në shkollën fillore të mesme të ulët “Vezir Jashari”, tashmë është krijuar edhe klasa e shekulli 21.” Me ndihmën e USAID, e në veçanti me ndihmën e prindërve të dy paraleleve V-1 dhe IX-1 kemi krijuar një klasë të bukur të quajtur Klasa e shekullit 21, dhe me iniciativën e prindërve të paraleles IV-3 është krijuar një klasë e bukur, e cila ende nuk është finalizuar. Gjatë muajit nëntor është realizuar një film interesant “Rrugëtimi i një adoleshenti” të aktruar nga nxënësit e shkollës sonë, të udhëhequr nga mësimdhënësi Zenel Shala film që do të konkurojë në festivalin Junior Oscar në Prishtinë në kuadër të USAID-it. Po ashtu në mesin e nëntorit të këtij viti paralelja V-1 me mësuesen Merita Rexhepi ka fituar çmimin e Kosovision Contest në vlerë prej 500 euro, ku gjatë muajit mars do ta realizojë projektin për krijimin e një kino-teatrit në shkollën tone”, është shprehur Aliu.
U bë e ditur se grupi dramatik i kësaj shkolle “Vitoreja”, me filmin e shkurtër “Rrugëtimi i një adoleshenti” ka zënë vendin e parë film i cili konkurroi në festivalin Junior Oscar – duke zënë vendin e parë në Kosovë si filmi më i mirë në gjuhën shqipe.
Nxënësit e kësaj shkolle kanë treguar rezultate të mëdha në të gjitha sferat arsimore