I lindur më 25.01.1987, në Ferizaj me vendbanim në Greme.
I martuar, prind i dy fëmijëve.
Mësimet e mia të para i kam përfunduar në fshatin tim të lindjes në shkollën fillore “Jeta e Re” në Greme, për t’i vazhduar më pas në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.
Fakultetin Juridik e kam përfunduar në Kolegjin Universitar “FAMA” në Prishtinë, ndërsa studimet Master i kam përfunduar në Fakultetin Juridik drejtimi “Kushtetuese dhe Administrativ” në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Kam punuar si zyrtar Administrativ në Kompaninë “Hib Petrol” sh.p.k. në Ferizaj.
Gjithashtu punën profesionale e kam vazhduar si Sekretar i Kompanisë Regjionale “Pastërtia” Sh.A. në Ferizaj.
Aktualisht, Anëtar i Kuvendit të Komunës në Ferizaj.