Direktor Direkcije za kulturu, omladinu i sport, Gazmend Bitiči, održao je danas sastanak sa trupom Gradskog pozorišta u Uroševu, na kojem su razmatrana važna pitanja vezana za funkcionisanje i unapređenje pozorišne delatnosti.
Në fokus të këtij takimi ishte plani i punës për periudhën në vijim, hartimi i rregullores së re të funksionimit, si dhe mundësitë për ngritjen dhe zhvillimin e mëtejmë të teatrit në Ferizaj. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit shkëmbyen ide dhe propozime konkrete me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e cilësisë artistike.
Drejtori Bytyçi theksoi përkushtimin e DKRS-së për të mbështetur vazhdimisht teatrin dhe për të krijuar hapësira të reja që kontribuojnë në zhvillimin e skenës kulturore në qytet.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe artistëve, si dhe për avancimin e jetës kulturore në Ferizaj.