NPL “Ambienti”, sot me nderimin më të madh, u vendosën flamujt e rinj në lapidarët e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së. Ky veprim është i mbushur me domethënie, është rikujtim i përjetshëm i sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.
Në prag të 28 Nëntorit – ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë – përkulja jonë para veprës së dëshmorëve bëhet edhe më e thellë. Flamuri që valëvitet sot mbi varret dhe lapidarët e tyre nuk është vetëm simbol, por betim që kujtesa dhe amaneti i tyre nuk do të zbehen kurrë.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!