Zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit, bëjnë të ditur se pothuajse në të gjitha shkollat e mesme janë plotësuar vendet e lira. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj , Agim Berisha ka theksuar faktin se ata semimaturantë të cilët kanë pasur sukses të mirë tashmë janë regjistruar. “Dihet që në Shkollën e mesme ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj, nuk ka më asnjë vend të lirë, kemi një paralele shumë pak në Gjimnazin e shkencave shkencor, kemi po ashtu pak vende në Gjimnazin drejtimit shoqëror dhe kemi tepër pak vende në shkollën e mesme të mjekësisë” Elena Gjika”, tha Berisha.
Ai ka thënë se vende të lira ka në shkollat tjera profesionale siç është Shkolla bujqësore “Zenel Hajdini” dhe Shkolla teknike “Pjetër Bogdani”.”Ne kemi llogaritur për të gjithë semimaturantët që të kenë nga një ulëse dhe të kenë vende në drejtime të ndryshme, sipas rezultatve që kanë çoftë në lëndët prioritare dhe suksei i vitit, çoftë edhe tek testi i arritshmërisë, përmes këtyre tri komponentve, ato do ta gjejnë veten në drejtimet e caktuar krysisht në këto dy shkolla” është shprehur Berisha , ndërsa ka shtuar se nuk do të mbtete asnjë semimaturantë jasht bankave shkollore. “Jo ,jo, kemi llograitur që asnjë semimaturantë të mos mbetete jasht bankave shkollore, por, nuk do të kenë mundësi të regjistrohen aty se ku dëshirojnë ,por, aty ku ja imponon suksesi me punën e tij’ tha Berisha.
Pothuajse në të gjitha shkollat e mesme të Komunës së Ferizajt, janë plotësuar vendet e lira .