Kryetari i Ferizaj, Agim Aliu, ka pritur sot në zyrën e tij ekipin e vashave të gjeneratës U18 të Klubit të Volejbollit “Kastrioti” – Ferizaj, të cilat pak ditë më parë u shpallën Kampione të Kosovës në volejboll, në kategorinë e femrave U18.
Me këtë rast, kryetari Aliu i uroi volejbollistet për suksesin e arritur, duke vlerësuar përkushtimin dhe punën e tyre që solli këtë titull të rëndësishëm për sportin ferizajas. Ai theksoi se ky triumf hap horizonte të reja për zhvillimin e volejbollit në këtë grupmoshë dhe njëkohësisht e bën krenar Ferizaj dhe sportin ferizajas në përgjithësi.
Suksesi i KV “Kastrioti” konsiderohet një arritje e rëndësishme për sportin lokal dhe një motiv shtesë për gjeneratat e reja që merren me sport.