U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
22/11/2011 00:00
Në mbledhjen e rregullt të Komiteti për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është diskutuar rreth raportit për ecurinë financiare për periudhën janar- shtator të këtij viti, për propozim-vendimin për hartimin e Planit Zhvillimor Urban me elemente të Planit Rregullues Urban për Qendrën Urbane Softaj, po ashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe për propozim-vendimin për shndërrimin e tokës bujqësore në atë ndërtimore të ngastrave kadastrale nr.600/1 dhe 600/2 si dhe të ngastrës kadastrale nr. 325 dhe 326. Në këtë mbledhje është shtyer vetëm pika e pestë e rendit të ditës për dhënien në shfrytëzim të pronës e cila do të diskutohet në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
U bë e ditur se mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, do të mbahet gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 10:00. Këtë të martë është mbajtur mbledhja e dymbëdhjetë me radhe e Komitetit për Politike dhe Financa.