Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, shoqëruar edhe nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Alberton Sahiti dhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit, Albion Sherifi hapën sot, Panairin e produkteve bujqësore dhe artizanale, një organizim ky tashmë tradicional i Drejtorisë së Bujqësisë në bashkëpunim me GLV “Bifurkacioni”.
Kjo ngjarje ku po marrin pjesë dhjetëra biznese me produktet e tyre bujqësore e artizanale, zgjoi interesim tek qytetarët duke qenë mundësinë e mirë për furnizim me produkte bio, me kreacione të jashtëzakonshme të traditës sonë popullore dhe një mundësi për bizneset e kësaj natyre që të promovojnë dhe t’i ofrojnë më pranë qytetarëve produktet e tyre. Panairi mbahet sot dhe nesër në sheshin e qytetit.