
Ky projekt është realizuar nga Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me UN-HABITAT-in dhe SIDA-n Suedeze.
Në këtë përurimi morri pjesë edhe përfaqësuesi i ambasadës suedeze Tomas Nirtson i cili ka vlerësuar këtë projekt si shumë të suksesshëm. “Besoj se ky projekt ilustron kompetencën e lart të planifikimit, duke vlerësuar lart planifikimit, do të kemi projekte të realizuara me vlerë të mirë. Ky projekt e lehtëson edhe përmirësimin e mjedisit që shkaktohet nga vërshimet, dhe ky projekt është bërë pikërisht për eliminimin e vërshimeve.
Nga ana tjetër edhe Kristina Galecia, nga Un-habitati, tha se ndjehet shumë mirë që më në fund ka përfunduar një projekt i cili ka peshë dhe rëndësi shumë të madhe për qytetarët e Ferizajt. “Është kënaqësi që jam këtu dhe të shoh këtë projekt kaq të mirë dhe të përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresoj se përmirësimi i shtratit të lumit do të shmangë vërshimet dhe do të ndikojë në përmirësimin kualitetit të jetës së njerëzve”, tha Galecia.
Gjatesia totale e këtij projekti është 230 metra gjatesi, ndërsa ka kushtuar rreth 154 mijë euro, dhe eshte financuar 50% nga UN-HABITAT-in dhe SIDA-n Suedeze, si dhe 50% nga Komuna e Ferizajt Këtë të mërkurë është bërë përurimi i “Urës së dudit” projekt ky i Un-Habitatit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt , Sidan dhe ambasadën suedeze.