Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, zyrtares së Gjykatës Themelore në Ferizaj, znj. Hanife Zeka – Asllani.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Zeka-Asllani, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjeres.
“Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtares së Gjykatës Themelore në Ferizaj, bashkëqytetares sonë, znj. Hanife Zeka – Asllani. Shembulli i saj i përkushtimit profesional, do të mbetet vlerë e çmueshme për tu ndjekur dhe kujtuar ndër breza. Ngushëllime të sinqerta familjes Zeka-Asllani, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjeres” mbyllet telegrami i ngushëllimit.