Kënaqësi e veçantë të mirëpres, z. Nuno Queiros, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP në Kosovë, me të cilin ndamë çaste të këndshme bashkëbisede mbi mundësitë tona të bashkëpunimit, veçanërisht për projektet tona të digjitalizimit në fushën e arsimit e modernizimin e procesit arsimor, duke investuar në kabinete profesionale e laboratorë shkollor.