Në orën e pasdites kanë vazhduar takimet për hartimin e projektbuxhetit për vitin 2025. Në këtë takim kanë marrë pjesë grupe të nënpërfaqësura ( pensionistët, personat me aftësi të kufizuar etj). Në hapjen e këtij takimi ka marrë pjesë drejtoresha e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, por edhe drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Dr. Kemajl Emini.
Me këtë rast drejtorët i ka njoftuar në mënyrë të detajuar në lidhje me buxhetin e planifikuar për vitin e ardhshëm, ndërsa kanë theksuar se vetëm për subvencionimin e këtyre kategorive janë të planifikuara 100 mijë euro për subvencionimin e tyre.
Ndërsa, të pranishmit në sallë kanë paraqitur kërkesat e tyre, të cilat ishin nga më të ndryshmet duke përfshirë këtu subvencionimin e tyre, sigurimin e objekteve ku të ushtrojnë veprimtaritë e tyre.
Takimet buxhetore do të mbahen edhe nesër.