Sot, në zyrën time pata kënaqësinë të pres Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, z. Sabri Tunç Angılı. Gjatë këtij takimi zhvilluam një bisedë produktive mbi rrjedhën e zhvillimeve politike në vend, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Në fokus të diskutimit ishte avancimi i projekteve dhe bashkëpunimeve që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e Ferizajt, duke forcuar lidhjet institucionale, ekonomike dhe kulturore mes vendeve tona.
E falënderova ambasadorin Angılı për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës dhe gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.