Takim i përzemërt me ish-Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini
23/10/2024 13:00
Sot pata kënaqësinë të ndaja një kafe mëngjesi me diplomantin dhe ish-Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, studiuesin dhe profesorin tonë të nderuar, Sylë Ukshini. Gjatë këtij takimi të ngrohtë, diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në dobi të përgjithshme për qytetin dhe më gjerë. Biseda u përqendrua në tema të rëndësishme për zhvillimin e komunitetit tonë, ku përvoja dhe ekspertiza e zotit Ukshini u vlerësuan si tejet të rëndësishme për t’i avancuar këto synime në të ardhmen.