Në një atmosferë mirënjohjeje dhe respekti, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, priti në zyrën e tij Syzana Reshani Mustafa, me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit të saj pas gati tri dekadash angazhim në administratën komunale.
Syzana Reshani Mustafa u vlerësua për kontributin e saj të çmuar në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Ferizajt, si dhe për sakrificën dhe angazhimin e saj në lëvizjen për liri, duke qenë edhe e burgosur politike.
Me këtë rast, kryetari Aliu shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për përkushtimin e saj ndër vite në shërbim të qytetarëve, duke i uruar shëndet, lumturi dhe pensionim të mbarë.