Kryetari Aliu ka mirëpritur lajmin për vazhdimin e punimeve për Spitalin e ri të Ferizajt, duke theksuar se këtë lajm e mirëpret secili ferizajas dhe banor i rajonit tonë. “Lajmin për vazhdimin e punimeve për Spitalin e Ri të Ferizajt e mirëpret secili ferizajas e banorë i Regjionit tonë, për t’i dhënë fund pritjes mbi një dekadëshe për këtë institucion që ka nevojë secili ferizajas.
Falënderoj ministrin Arben Vitia dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për bashkëpunimin dhe hapat e përbashkët drejt përfundimit këtij projekti madhor.
Urojmë sa më shpejt realizimin e punimeve që Ferizaj e regjioni ynë ta ketë Spitalin e Ri Regjional!”, ka përfunduar Kryetari Aliu.