Me filmin”Gjallë” nga Shqipëria, do të përfundojë sonte Festivali i Filmit”Hynesha në Fron”. Atradshësitë për një javë patën rast që të shohin filma nga më të ndryshmit në këtë festival i cili u mbajt për herë të parë në qytetin e Ferizajt.
Pritet që sonte të ndahen edhe çmimet ashtu siç ka paraparë organizatori i këtij festivali. Sonte do të ndahen këto çmime roli kryesor për aktorin më të mirë, roli kryesore për aktoren më të mirë, rolin episodik, regjia më e mirë, filmi më i mirë, çmimi i festivalit, dokumentari më i mirë, çmimi i kinemasë të së ardhmes dhe çmimi për veprën jetësore që ndahet çdo vit. Jurinë e këtij e përbëjnë emra të mëdha të artit siç janë: Ekrem Sopi, Naser Gjinovci, Ymer Mushkolaj, Enver Petrovci dhe Zethane Gimolli.Ndarja e çmimeve fillon në orën 19:30, në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj.
Në këtë festival garuan filma nga Franaca, Turqia, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, dhe Kosova.