Tashmë është mbyllur konkursi gjithëkombëtar për realizimin e shtatorës së dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Bislimi.Komisoni prej pesë anëtarëve për përzgjdhjën e më të mirit për rregullimin e shtatores , ka përzgjedhur skulptorin nga Shqiperia, Maksim Meron që të bëjë skulpturën e dëshmorit , Rexhep Bislimi. Shefi i Zyrës së Prokurimit në komunën e Ferizajt, Abdurrahman Uruçi , tha se përzgjedhja e këtij skulptorit Maksim Mero nga Shqipëria për të punuar këtë vepër , është bërë nga komisoni prej pesë anëtarëve ku ishin të përfshirë edhe tre profesore të Fakultetit të Arteve të Kosovës. “Sa i përket përzgjedhjës, ne në fillim kur e kemi bë publikimin e kemi pasur parasysh dhe detyrë që pa marr parasysh çmimin të bëhet diçka e mirë dhe e bukur. Prandaj kur e kemi bë publikimin 80 për qind të vlerës së pikëve i kemi dhënë vlerës artistike, ku kemi pas si qëndrim që të bëjmë një komison profesional me profesorë të fakultetit të arteve në Prishtinë dhe me arrit qëllimin të fitojë më i mirë dhe më kualitativi. Kemi formuar komisoni prej pesë anëtarëve në bazë të ligjit të prokurimit , prej atyre pesë anëtarëve, del që një anëtarë duhet të jetë i zyrës së prokurimit, një prej Shoqatave të dala nga lufta dhe tre anëtarë profesor të fakultetit të arteve” , është shprehur Uruçi.
Shefi i zyrës së prokurimit , Abdurrahman Uruçi thotë se Komisioni për vlerësim të veprës në fjalë në vend të parë vendosi skulptorin Maksim Mero,duke e shpërblyer me shumën prej 42 mijë euro,kurse për kontributin e dhënë në këtë drejtim do të shpërblejë edhe dy skulptorët nga Kosova ,Milot Mustafën dhe Ylber Krasniqin ,me nga 2000 dhe 1500 euro. “Vendi i parë të bëjë realizimin e projektit , vendi i dytë të shpërblehet në vlerë prej 2 mijë eurove dhe vendi i tretë do të shpërblehet me 1500 eurove. Keta të tre artistë janë përzgjdhur nga komisioni unanimisht”, ka sqaruar Uruçi.
U bë e ditur se Zyra e Prokurimit e komunës së Ferizajt, tanimë ka bërë publikimin e këtij vendimi edhe në gazetat ditore në bazë të ligjit dhe presin që brenda 10 ditëve a do të ketë ankesa a po jo, ku më pas do hartohet kontrata për realzimin e shtatorës së dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Bislimi,e cila është paraparë të vendoset në sheshin e qytetit “Adem Jashari”në Ferizaj.
Është mbyllur konkursi gjithëkombëtar për shtatorën e deshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Bislimi.