Me një mbledhje me asamblistët e rinj ka fil
luar kremtimi i ditës ndërkombëtare të fëmijëve , 1 qershori-dita botërore e fëmijëve tashmë po shënohet edhe në Kosovë. Nuk mungojnë aktivitetet që kanë të bëjnë me shënimin e kësaj date. Për një kategori të fëmijëve kosovarë kjo datë simbolizon ditën festive të tyre. Rita Baftiu Kryetare e të rinjve theksoi se mbetet me shpresë se ky grup jo formal i grave e organizata të ndryshme,e më në fund shoqëria,qeveria e Kosovës do të bëjë më shumë për fëmijët .Uroj që fëmijët të gëzojnë të drejtën e SHTESAVE fëmirore,të drejtën për shëndetësi,të drejtën që të jetojmë të lumtur të shëndetshëm dhe jo të varfër. Ndërsa Lumnije Morina kryetare e grupit jo Formal te grave theksoi se fëmijët e komunës sonë tani kanë mundësin kanë një adresë, që të shprehin shqetësimet, problemet dhe brengat e tyre e kjo adresë, është asambleja e fëmijëve. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i komunës së Ferizajt z. Bajrush Xhemaili i cili i garantoj se gjithmonë do të jetë i përkushtuar përkrah tyre uroj që viti tjetër të jetë edhe më i mirë se ky vit theksoi kryetari i Ferizajt z.Xhemaili, ndërsa në sheshin e qytetit është dhënë një program kulturor nga nxënësit e shkollave fillore të FerizajtGrupi jo formal i Grave ne bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe asamblenë e të rinjve shënuan sot ditën ndërkombëtare të fëmijëve .