Për here të dytë me radhe , misioni i OSBE-së në Kosovë i mandatuar për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, me një sërë aktivitetesh për të promovuar fuqizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset e vendimmarrëse. Me këtë rast është mbajtur një tryezë e rrumbullakët për demokraci dhe pjesëmarrjen e grave dhe të rinjve në nivelin lokal me Zyrtarë Komunal për Arsim, Zyrtarë për Rininë, Zyrtarë për Barazi Gjinore dhe Kryesuesen e Grupit të Grave. Koordinatori i ekipit të OSBE-së për komunën e Ferizajt, Nicohlas Stansfield, në këtë takim ka theksuar se dita ndërkombëtare e demokracisë ka një rëndësi shumë të madhe.”Unë vi nga Britania e Madhë vend ku është vatra e demokracisë se hershme. Sistemi demokratik në Britani është një sistem shumë i mirë sesa në vendet tjera perëndimore dhe në Kosovë” është shprehur shumë Stansfield, ndërsa ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë tryezë .
Në ditën ndërkombëtare të Demokracisë, zyrtari i drejtorisë së Arsimit,në Ferizaj, Musli Marevci para të pranishmëve ka mbajtur edhe një ligjëratë me temën “Demokracia”, si dhe zyrtarja e njësisë së të drejtave të njeriut në komunë tonë Vjollca Krasniqi, ka mbajtur ligjëratë me titull “Barazia”.
Me një tryezë të hapur është shënuar dita e Demokracisë edhe në Komunën e Ferizajt.