
"Duke kujtuar 11 vjet më pas luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, na duket se kemi gjetur identitetin tonë në limitet e lartthëna. Dhe ai identiet i yni, shpërfaqet sot në fytyrën engjëllore të dëshmorëve e heronjve tanë, të cilët, së shkriri limitet ndërmjet jetës e vdekjes, popullin dhe kulturën tonë e ngritën në dimensionin hyjnorë të piedestalit të përjetësisë sociohistorike" ka thënë Xhemaili, duke përkujtuar se ka qenë amaneti i dëshmorëve postulati i vetëm, për të bërë proceset dhe ndërtuar atdheun me vepra të mira, ashtu siç e dëshiruan ata.
"Mund edhe të zihemi për çdo shkollë që hapim, rrugë që ndërtojmë, park që ngrejmë e për çfarë jo tjetër. Por, asgjë më nuk ka të bëjë me ëndrrën tonë si kujtim, por me ëndrrën tonë si realitet dhe si synim. Sepse, të gjithë jemi bashkë të rreshtuar, duke e ndjerë aq finsikërisht, se në çdo sukses tonin, në çdo vepër pubike që ndërtojmë, në çdo gur më tepër në lirinë e pavarësinë tonë, prehemi në thirrjen e ëmbël të dëshmorëve tanë, të cilët na flasin edhe nga amshueshmëria, se tani e në të ardhmen, populli, Liria e Atdheu, lartësohen në dimensionin përtej jetës e vdekjes sonë, deri në kufirin hyjnor të trashëgimisë për brezat" ka potencuar kryetari Xhemaili.
Edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyqi ka thënë në këtë akademi rreth liria i ka rrënjët në gjakun e bijëve dhe bijave më të mira të kombit, të cilët me armë në dorë luftuan pushtuesin, për t’i ndalur hovin politikës shfarosëse të shqiptarëve.Gjatë paraditës së të martës, në varrezat e dëshmorëve janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule.Kjo ditë historike për Ferizajn kujton betejen e lavdishme të UÇK-së, të zhvilluar për katër ditë në malet e Jezercit, në të cilën në altaran e lirisë ranë 9 dëshmorë të kombit.Kjo ngjarje u shënua me një manifestim përkujtimor, veterani i luftës së UÇK-së, Fehmi Hajrullahu ka thënë se në fundin e shtatorit të vitit 1998 në Jererc u ndeshën për jetë a vdekje 400 luftëtarët e UÇK-së me afro 6 mijë forca serbe dhe në pika të këtij vendi që ishin ngrehur, ranë në altarin e lirisë nëntë dëshmorët e lirisë, rënia e të cilëve i dha vrull rritës së UÇK-së dhe luftës deri në çlirimin përfundimtar të vendit. Në emër të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fazli Veliu ka folur me pietet për gjithë ata që ranë në fushën e nderit, duke kërkuar njëherësh realizimin e tërësishëm të amanetit të tyre për bashkimin e tokave të copëtuara padrejtësisht nga gjeografia shqiptare, duke qenë ky ideali i vetëm i dëshmorëve. Në këtë manifestim një fjalë rasti ka mbajtur edhe Xhavit Jashari në emër të shoqatave të dala nga lufta si dhe veprimtari Ekrem Jashari, të cilët kanë vënë në pah kontributin e dëshmorëve të UÇK-së, sakrificën e tyre sublime për lirinë e Kosovës.
Manifestimi është shoqëruar edhe me program të larmishën kulturor nga kori i shkollës së mesme të muzikës "Çesk Zadeja" në Ferizaj dhe një recital i përgatitur nga artistë ferizajas.
Me një varg mnifestimesh është shënuar dita e dëshmorëve të komunës së Ferizajt, e cila lidhet me epopen e lavdishme të UÇK-së, e njohur si "Epopeja e Jezercit",