Nën organizimin e Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur në Ferizaj “Yjet e Zemrës” dhe me mbështetjen e Komunës së Ferizajt, sot, u shënua kjo datë në qytetin tonë, me homazhe pranë obeliskut të të pagjeturve, ku pjesëmarrës ishin drejtues institucional lokal, deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtues nga OVL – UÇK në Ferizaj dhe familjarë të të pagjeturve, prirë nga kryetari i Shoqatës “Yjet e Zemrës”, Sali Muhaxheri të cilët potencuan obligimin institucional dhe nevojën e veprimit të drejtësisë ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.