Janë shpallur rezultatet e testit kombëtar të maturës për shkollat e mesme të Ferizajt. Rezultatet e maturantëve ferizajas janë më të mira se vjet për 10 për qind. Sivjet ata kanë arrit në kuotën prej 56 përqind të kalueshmërisë, derisa vjet kishin mbetur në atë prej 46%. , më të dobëtit kishin mbetur sërish edhe në këtë vit nxënësit e SHM të Bujqësisë "Zenel Hajdini, me vetëm 1,2 për qind si dhe teknikët e shkollës "Pjetër Bogdani" të cilët kishin arrit 29 %.. Duhet theksuar se kolegji privat "Aga Xhite" ua kalon shkollave publike me 93 për qind të kalueshmërisë së testit të maturës. Sipas Sadije Hajdinit, zyrtare e për shkolla të mesme e DAK-së suksese më të mira se viti paraprak kishin arrit edhe , gjimnazistët me 75%, pastaj nxënësit e shkollës së mjekësisë me 81% të arritshmërisë si deh ata të ekonomisë me 68%.
Zyrtarja Hajdini, sqaron se "ankesat do të mblidhen një nga një nga shkollat dhe do të dorëzohen në Ministrinë arsimit , atje pastaj do të shikohen testet dhe do të vlerësohet nëse ka pasur gabime".
Mirëpo sipas po kësaj zyrtareje shpallja e rezultateve është përcjell edhe me disa gabime . " Po kemi informata se në gjimnaz mungojnë emrat e disa nxënësve, sikundër që kemi informacione se ka pas edhe gabime gjatë mbledhjes së pikave", tha jo. Tash për tash nuk ka asnjë qëndrim zyrtar se do të ulët pragu i kalueshmërisë, këtë gjë në ditën e mbajtjes se testit kombëtar e pat konfirmuar edhe ministri i arsimit Enver Hoxha.
Rezultatet e maturantëve ferizajas janë më të mira se vjet për 10 për qind. Sivjet ata kanë arrit në kuotën prej 56 përqind të kalueshmërisë, derisa vjet kishin mbetur në atë prej 46%.