Këtë projekt,duke e parë si shumë të nevojshëm e ka nisur komuna e Ferizajt.Ardian Ferizi,drejtor i Drejtorisë për planifikim dhe Zhvillim në komunën e Ferizajt ka thënë se në këtë objekt do të bëhet riparim i tërësishëm në mënyrë që finalizimi i tij të krijojë një hapësirë shumë të përshtatshme për kryerjen e shërbimeve. “Kjo do të bëhet një qendër shumë më e mirë, e cila do të ketë edhe shërbime shumë më të mira për qytetarët e komunës sonë”, ka thënë Ferizi. Në anën tjetër edhe Bashkim Hyseni, drejtor i Drejtorisë komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale vlerësoi se kjo nismë e punëve në renovimin e objektit të Qendrës numër një të Mjekësisë Familjare në Ferizaj ishte me vite e nevojshme.” “Është një objekt shumë i rëndësishëm, i vendosur në një pjesë të qytetit me të gjithë fshatrat përrreth, që mbulon një hapësirë mjaft të gjerë. Kishte nevojë shumë për një renovim të brendshëm, pasiqë kishte telashe vazhdimisht me kulm”, ka thënë Hyseni, duke bërë të ditur se në kuadër të QKMF-vë, ky është objekti i tretë që përgatitet të vitalizohet. Sipas Hysenit, edhe interieri në këtë qendër ka nevojë që të ndryshohet sipas modelimit të ri, pasiqë kjo qendër kur ishte ndërtuar, më shumë ishte e dizajnuar si dispanzer. Bashkim Hyseni, drejtor i Drejtorisë komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se ky është njëri ndër projektet më të rëndësishme të drejtorisë përkatëse nga mjetet kapitale për këtë vit. “Mendoj që ky renovim i tërsishëm do t’a shton shumë edhe kualitetin e punës dhe komoditetin e të gjithë punëtorëve shëndetësorë”, ka thënë Hyseni. Por ,përderisa të kryhet riparimi i objektit të Dispanzerit, për rreth 40 ditë pune,ashtu edhe siç parashihet me planin dinamik sipas zyrtarëve,drejtori i Shëndetësisë ,Bashkim Hyseni thotë se i tërë stafi i kësaj qendreje tashmë është vendosur në qendrën numër 2 si dhe në atë krysore të mjekësisë familjare në Ferizaj dhe se qytetarët e kësaj zone shërbimet mund t’i kryejnë në qendrat e tjera. Sipas autoriteteve lokale, Komunës së Ferizajt ky projekt do t’i kushtojë rreth 104 mijë euro, ndërsa punët për renovim të kësaj qendre pritet të zgjasin rreth 40 ditë pune ashtu edhe siç parashihet me planin dinamik.
Këtyre ditëve ka filluar renovimi i Qendrës numër një të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, siç njihet si dispanzer.