Sot ,në QKMF-Ferizaj, u mbajt takimi me përfaqësues nga AQH, ku u diskutua në lidhje me statusin e zbatimin e aktiviteteve të mbështetura nga Projekti-AQH, sfidat e hasura gjate zbatimit dhe planifikimi i hapave të mëtejmë. Takimin e hapi Drejtoresha e QKMF-së, dr.Nadire Ymeri ku musafirët i falënderoj per bashkëpunimin dhe mbështetjen nga AQH për projekte të shumta dhe në plotësimin e disa indikatorëve të rëndësishëm për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë , njëherit falënderoi edhe drejtorin e DSHMS-së, dr.Kemajl Eminin për përkrahjen e tij të ofruar në projektet në kuadër të DSHMS-së. Përshëndetje në emër të DSHMS -së ju uroj edhe drejtori dr.Kemajl Emini ku falëndëroj AQH për të gjitha projektet në Komunën e Ferizajit .Ndersa nga AQH , takimin e përshëndeti dr.Bajram Maxhuni.Në vazhdim edhe infermieret e Këshillimores së QKMF-së raportuan për punën e tyre në ofrimin e këshillave të nevojshme për pacientët me Diabet, Hipertension dhe Astmë.
Nje prezentim me një përmbledhje në lidhje me zbatimin e aktiviteteve, sfidat dhe planifikimin e hapave të mëtejmë prezantoi Zyrtari i Cilesise se Sherbimeve Shendetsore z. Rexhep Jakaj. Ne takim u dakorduan që të bëhet plani komunal per qëndrueshmëri. Pas ketij takimi u vizitua muzeu i QKMF-së dhe zyret në kuadër të Departamentit te Administratës,në të cilat musafirët u informuan për sëafërmi me të arriturat në kuadër të planit të veprimit 2025, per Sistemin e Menaxhimit te Cilesise!