Gjatë ditës së sotme u mbajt punëtoria me temën “Gjuha e ndjeshme gjinore”, me pjesëmarrjen e 17 zyrtarëve komunalë nga drejtoritë e ndryshme të administratës komunale.
Punëtoria u hap nga Besa Çarkaxhiu Bibaj, Zyrtare për Barazi Gjinore, e cila theksoi rëndësinë e përdorimit të një gjuhe gjithëpërfshirëse dhe respektuese në komunikimin institucional, si pjesë e zbatimit të Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore (PLVBGJ).
Trajnimin e mbajti Mirjeta Nagavci, e cila përmes diskutimeve interaktive dhe shembujve praktikë kontribuoi në rritjen e vetëdijes për përdorimin e gjuhës së ndjeshme gjinore në dokumentet zyrtare dhe komunikimin publik.
Kjo punëtori u realizua me mbështetjen e UN Women, në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të PLVBGJ-së në Komunën e Ferizajt.