Komuna e Ferizajt, përmes projektit “Kontrata Sociale” në bashkëpunim me USAID-in Amerikan organizoi takimin publik, buxhetimi me pjesëmarrje për vitin 2024.
Ky proces sonte është mbajtur me banorët e zonës së parë të qytetit. Hapjen e këtij takimi e ka bërë drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku me bashkëpunëtoret e saj.
Në këtë takim kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të cilët kanë dhënë edhe idetë dhe propozimet e tyre për projektin që pritet të investohet nga komuna e Ferizajt.
Propozimet që u dhanë sonte ishin:
-Të bëhet rregullimi i oborrit të shkollës “Afrim Abazi”
-Blerja e pajisjeve për zhvillimin e sowtverit në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”
-Vendosja e shportave të mbeturinave në tërë zonën e parë të qytetit
-Mbjellja e drunjëve në rrugën “Brahim Ademi” dhe rrugën “Epopeja e Jezercit”
U bë e ditur se Komuna e Ferizajt, ka ndarë 120 mijë euro për realizimin e tri projekteve në zonën e parë të qytetit, në fshatin Greme si dhe në fshatin Komogllave.
Nesër duke filluar nga ora 18:00 në shkollën “Jeta e Re” në Greme do të bëhet votimi i projekteve të propozuara, ndërsa nga ora 19:30 edhe në fshatin Komogllave do të votohen projektet nga ana e banorëve.