Pak muaj më parë , komuna e Ferizajt, konkretisht drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, pati nënshkruar një marrëveshje me përfaqësuesit e institutit IP-Center nga Austria, i cili në bashkëpunim me universitetin ”Iliria”, kanë filluar së implementuari një projekt i cili ka të bëjë me zbutje të papunësisë, përmes trajnimit dhe certifikimit të kandidatëve. Ky trajnim ishte mësuar se do të bëhet në 5 fusha si: administratë, zhvillim të softwer-ëve apo IT, menaxhment në fushën e biznesit dhe fusha të tjera të cilat janë me prioritet për tregun e punës. Megjithëkëtë,ky program ende nuk ka filluar se realizuari për shkaqe materiale. Mustafë Grainca,drejtor për Ekonomi,Buxhet dhe Financa në komunën e Ferizajt, tha se përfaqësuesit e Institutit austriak “IP centre”akoma nuk kanë gjetur fondet, por sipas tij trajnimi është paraparë të fillojë më 19 shtator.”Unë kam pasur takim me këta udhëheqës dhe profesorët, ata janë dakorduar që ky trajnim i njerëzve që kanë qenë të interesuar në takimin e parë që e kemi pasur në sallën e kuvendit të fillojnë me 19 shtator të këtij muaji si grup i parë, mirëpo ende nuk është siguruar forma e financimit dhe nga kush do të financohet”, ka thënë drejtori Grainca , duke shtuar se tashmë ka marr obligim që të kontaktojë edhe me drejtorin e buxhetit për komunat në ministrinë e Financave dhe të sqarojnë se cila organizatë buxhetore do të bartë këtë financim të këtij projekti.” Ky projekt e ka koston e vet dhe ne do të sqarojmë këto dilema dhe me 19 ashtu siç është paraparë nga Instituti dhe ne me kohë do t’i bëjmë njoftimet nga të gjithë aplikantët që kanë qenë dhe kanë shprehur gadishmërinë të marrin pjesë në këtë trajnim i cili është shumë i nevojshëm për të rinjët ferizajas”, ka thënë Grainca.
Ai më tej ka shtuar se si komunë do të njoftojnë të gjithë të interesuarit që përmes këtij trajnimi mund të marrin edhe diploma ndërkombëtare në drejtimet e lartpërmdendura.”Nuk ka numër të limituar, mirëpo deri më tani janë diku rreth 78 aplikantë që presin të fillojnë trajnimin në ato lëmi, në grupe dhe ne e kemi edhe listën që e kemi me përfaqësuesit e tyre. Ne po shpresojmë që të fillojmë më datën 19”, ka sqaruar Grainca.
Merret vesh se deri më tani për këtë kurs kanë aplikuar mbi 70 të rinjë ferizajas dhe se në fund të trajnimit të gjithë kandidatët që e ndjekin këtë kurs, do të pajisen me diploma ndërkombëtare, që këta të rinjë të mund të jenë konkurrentë në tregun e punës me ata që janë të kualifikuar dhe janë të pajisur me diploma universitare.
Trajnimi do të mbahet në pesë fusha si: administratë, zhvillim të softwer-ëve apo IT, menaxhment në fushën e biznesit dhe fusha të tjera të cilat janë me prioritet për tregun e punës.