Sot, në Qendrën Trajnuese të QKMF-së, u përmbyll me sukses sesioni i 12-të i ligjëratave për infermierë për vitin 2025, me mbajtjen e dy ligjëratave profesionale nga Ali Shaqiri dhe Selim Bega. Temat e trajtuara u fokusuan në procedurat dhe teknikat e kujdesit infermieror, si dhe në etikën, parimet etike dhe legjislacionin në infermieri.
Në këto aktivitete mori pjesë një numër i konsiderueshëm infermierësh, të cilët treguan interesim dhe angazhim profesional. Ky cikël trajnimesh përfshiu gjithsej 12 ligjërata gjatë vitit 2025, duke u mundësuar pjesëmarrësve përfitimin e 24 pikëve akredituese dhe duke kontribuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.