Në përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtohen me nderim dhe krenari datat historike 5, 6 dhe 7 marsi, që simbolizojnë sakrificën dhe heroizmin e popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur:
“Si tri të arta shkronja të lirisë – UÇK, Ushtria Çlirimtare e Kosovës – ashtu edhe tri datat e historisë e lavdisë, 5, 6 dhe 7 marsi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me sakrificën sublime të Familjes Jashari të prirë nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, janë themelet dhe emblema krenare e lirisë sonë, themel i pavarësisë dhe i Republikës. Janë shkronjat e arta dhe datat prej nga Kosova ndjeu dhe u ngrit në ajrin e lirisë.
Kujtojmë sot dhe përherë, sa të jetë jeta, lavdinë e luftës çlirimtare, Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificën dhe heroizmin e Familjes Jashari, Komandantin Legjendar Adem Jashari, si dhe të gjithë heronjtë e dëshmorët që me sakrificën e tyre sublime i dhanë Kosovës përjetësinë e lirisë. Lavdi!”, ka përfunduar Kryetari Aliu.